Cult

Trashëgimia kulturore e Kosovës prezantohet në Paris

07/04/2019 16:32
nga:Blerim Halili

Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Paris, sociologu kosovar, Shemsi Krasniqi, hapi ekspozitën “Arterren”, shkruan Gazeta Blic.

Profesori Krasniqi, ka prezantuar në Paris, librin e tij “Arterren”, prezantim ky që u shoqërua nga ekspozita e fotografive të trashëgimisë kulturore, materiale dhe shpirtërore të Kosovës.

Ndryshe, Shemsi Krasniqi është ligjërues në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtinës”, ndërsa libri i tij Arterren është një hulumtim mbi vlerat e trashëgimisë kulturore, materiale, shpirtërore e natyrore të Kosovës.

Fotografitë janë bërë gjatë punës në terren për projektin “Ekokultura”, që ishte realizuar si tezë doktorature në Universitetin e Strasburgut e më pas si libër i botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës./Gazeta Blic