Sporti

Trajneri i Fenerbahces për emisionin ‘Qejfi më i madh se Stambolli’: Jam me origjinë kosovare

08/13/2019 17:31
nga:M K

Ersun Yanal mbetet njëri nga emrat kryesorë në futbollin turk.

Trajneri i njohur në vendin euro-aziatik, ka dhënë një intervistë të shkurtër për emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli”, shkruan GazetaBlic.

Fenerbahce, vazhdon të jetë klubi ku shumica e lojtarëve dhe trajnerëve kosovarë e kanë gjetur veten, duke mos harruar edhe ish-presidentin e klubit, nga Prizreni, Ali Hajdar Sen.

“Pas shumë kohës, ju më kujtuat të parët e mi dhe u bëtë shkaktar që të shikojmë çka kanë bërë ata. Unë kam lindur në Izmir. Jam fëmija i tretë i një familje emigruese. Me origjinë jam nga Kosova”, ka pohuar strategu.

“Arsyeja kryesore se pse e dua futbollin janë dy vëllezërit – Ajhan dhe Ajfer Elmatasoglu. Ata janë kushërinjtë e nënës sime nga Kosova. Që të dy, disa vite kanë veshur edhe fanellën e kombëtares së Turqisë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/

08/20/2019 18:47

Nuk përjashtohen prurjet e reja, ja kur pritet të dërgohen ftesat për lojtarët e kombëtares së Kosovës