Geek

Toyota nuk do të shesë më vetura dizel në Evropë

03/06/2018 20:59
nga:M H

Prodhuesi japonez Toyota do të ndalojë nga ky vit të shesë automjetet e saja me motor dizel në Evropë.

Drejtori i kompanisë për Evropë, Johan van Zil tha se Toyota nuk do të zhvillojë më teknologjinë dizel, por do të koncentrohet në automjete hibride, transmeton KosovaPress.

Toyota vendimin e vet e bëri të ditur në panairin e veturave në Gjenevë, një javë pasi gjykata gjermane miratoi vendimin për ndalimin e automjeteve me dizel në Gjermani, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të ajrit.

10/27/2018 13:23

Nuk është as BMW e as Audi, kjo veturë po bënë xhiron e botës pasi që shoferi e vozit në det dhe ia del për mrekulli