Sporti

Tottenhemi i ofron Juventusit plotë 70 milionë euro për Dybalan

08/06/2019 21:32
nga:M K

Njëri nga emrat më të kërkuar në merkato.

Fjala është për yllin e Juventusit, Paolo Dybala, i cili ka marrë rekomandimin e Maurizio Sarrit që të largohet nga “Allianz Stadium”, shkruan GazetaBlic.

Argjentinasi refuzoi të kalonte të Manchester United, si pjesë e shkëmbimit të dy klubeve, ku Lukaku do të kalonte në Torino.

Mediat nga gadishulli Apenin raportojnë se arsyeja se pse e ka refuzuar atë ofertë prej 12 milionë euro në sezon plus bonuset, i dhe 15 milionë euro komision për agjentin e tij, është për shkak të telefonatës së Pochettinos.

Trajneri i Tottenhemit i ka telefonuar bashkëvendasit të tij, e si duket e ka bindur që të pranojë ndoshta edhe një ofertë. Kjo lë vend për spekulime, pasi vetëm dy ditë pas telefonatës, drejtuesit londinezë ofrojnë 70 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e ish-futbollistit të Palermos.

Gjatë ditëve të ardhshme priten të reja sa i përket kësaj çështjeje, kurse ne do t’iu njoftojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

08/10/2019 09:43

Bayerni dhe Juventusi afër marrëveshjes për huazimin e yllit të bianconerëve