Sporti

Tottenham, 67 milionë euro ofertë zyrtare për objektivin e Juventusit!

06/12/2019 19:35
nga:M K

Tottenham do të lëvizë në merkaton e verës, teksa priten përforcime të rëndësishme nga Mauricio Pochettino, që sezonin e kaluar nuk bëri asnjë blerje, por arriti të shkojë në finalen e Champions League.

“The Sun” ka publikuar një lajm të bujshëm pak momente më parë: Tottenham dorëzon tek Lyon ofertën prej 60 mln paund (67 mln euro) për Tanguy Ndombele.

Mesfushori është kthyer në prioritetin numër një për klubin londinez, duke qenë se Moussa Dembele do të transferohet në Kinë tek klubi i Guangzhou dhe lë boshllëk në mesfushë.

Lyon e bleu për 7 mln paund nga Amiens 22-vjeçarin dhe tani po tenton ta shesë për 65 mln, që me këto shifra të përkthyera, ka ende 5 mln paund diferencë mes ofertës së “Spurs” dhe kërkesës së klubit francez.

Prej muajsh pas Ndombele është Juventus, që ka pasur interes të fortë për të nënshkruar me francezin, por tani marrin një goditje të fortë me ofertën e majme të Tottenham.

Kujtojmë që për të janë interesuar edhe dy klubet nga Manchesteri. /TS/

08/08/2019 11:39

Fulhami pranon ofertën 25 milionëshe të Tottenhemit për Ryan Sessegnon