Showtime

Tmerret në prapaskenën e Eurovisionit, Eleni rrëfen momentet e errëta që përjetoi

05/21/2018 08:26
nga:F.B

U bëmë të gjithë krenar pasi fitoi vendin e dytë në Eurovision por ja që për këngëtaren me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, nuk ka qenë edhe aq e thjeshtë pjesëmarrja në një kompeticion të këtij niveli.

Sikur të mos mjaftonit presionet nga figurat publike dhe audiencat greke që e ‘kryqëzuan’ këngëtaren se pranoi origjinën e saj shqiptare, Eleni ka treguar në një intervistë për mediat greke se ka kaluar një stres shumë të madh.

“Përveç këngës unë duhet edhe të kërceja prandaj nuk duhet të haja asgjë 5 orë pëpara provave. Brenda 10 ditëve kam humbur 3 kilogramë. Ushqimi im kryesor ishte vakti i mëngjesit dhe omëleta e mrekullueshme e hotelit. Isha në skenë nga ora 08:00 deri në orën 12 të darkës”, -shprehet këngëtarja transmeton intv.

Po ashtu, Eleni ka rrëfyer se për shkak të stresit të shkaktuar nga sulmet personale, ajo ishte mbyllur në dhomë duke qarë për disa orë.

Ndoshta të gjithë u kënaqëm me pamjen e një spektakli por ja që edhe Vip-at vuajmë për të dhënë maksimumin! Fundja është Eurovision.

06/16/2018 16:43

Eleni Foureira do të elektrizojë sheshin “Skënderbej” në Tiranë