Sporti

Tifozët e Werder Bremenit ‘çmenden’ për Rashicën, shikoni se çfarë shkruajnë për të

03/12/2018 22:21
nga:Lorik J

Skuadra e Werder Bremenit po fiton ndaj FC Koln me rezultatin 3-1.

Golin e dytë për Bremenin e ka shënuar sulmuesi kosovar, Milot Rashica, gol ky që po del të jetë vendimtar për rezultatin e takimit, teksa po zhvillohen minutat e fundit, shkruan GazetaBlic.

Mirëpo për golin e Rashicës kanë reaguar edhe tifozët e Werderit që po e përshkruajnë transferimin e lojtarit si shumë të qëlluar dhe e përshkruajnë me Eden Hazardin.

Ja disa reagime:

“Milot Rashica ka teknikën si të Hazardit”.

‘Rashica është lojtari i ndeshjes, çfarë përformance’.

“Ku e gjetët këtë diamant”.

 

 

10/09/2018 21:38

Milot Rashica reagon për shitjen e biletave në tregun e zi