Lajme

Thirrje Vuçiqit për shkarkimin e menjëhershëm të Dikoviqit, bëri krime në Kosovë

06/22/2017 18:22
nga:D.I

Qendra për Studime Euro-Atlantike (CEAS) i ka bërë thirrje Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që ta shkarkojë shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq.

Kjo thirrje e CEAS, vjen pas të dhënave, siç thuhet, provave të reja të prezantuar për vrasjen e civilëve shqiptarë të Kosovës gjatë luftës së fundit në Kosovë nga njësia që ishte nën komandën e tij, transmeton lajmi.net.

Deklarata e CEAS-së kujtons e në fillim të muajit janar të vitit 2012, Fondi për të Drejtën Humanitare, akuzon Dikoviqin për krime të rënda të luftës, krime në masë kundër civilëve shqiptarë, të kryera në prill-maj 1999 në fshatrat: Izbicë, Rezallë, Çikatovë e Vjetër, Vërbofc, Zabeli i Poshtëm, Gllanasellë, Gllogofc (të Drenicës), vrasjen në masë të civilëve, në mesin e të cilëve afro 50 të mitur, plaçkitje, dhunime, granatime e djegëje të shtëpive, transportimin dhe fshehjen e së paku 250 kufomave në varrezën masive në Rudnice, afër Rashkës. Më pas akuza tjetër është në vitin 2015, ku janë lëshuar fakte të tjera ndaj Dikoviqi që ai dhe njësiti i tij pë krimet që kanë kryer në Rudnicë.

08/17/2018 11:11

Plani i Aleksandar Vuçiq për çështjen e Kosovës prezantohet më 9 shtator në Mitrovicë