Sporti

Thaçi tamam “President”, nuk i intereson situata politike, futbollin e vë në plan të parë

06/28/2019 21:09
nga:M K

Shpesh është akuzuar si mos-unifikues i partive politike, edhe pse roli i tij është t’i bashkojë partitë e tjera për një qëllim, ecjen para drejt sfidave të përbashkëta.

Megjithatë, presidenti Thaçi sonte është treguar tamam “president”, pasi është shfaqur i buzëqeshur, edhe pse situata momentale politike nuk është në momentin më të mirë, shkruan GazetaBlic.

Përderisa pozita e opozita gjatë gjithë kohës po drejtojnë akuza e kundërakuza ndaj njëra-tjetrës, Thaçi ka marrë rrugë drejt stadiumit “Fadil Vokrri” për ta përcjellur ndeshjen Feronikeli-Santa Coloma.

Si çdo herë, ai e ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, për ta ndarë një foto me ndjekësit e tij.

/GazetaBlic/

07/23/2019 17:15

Plani “sekret” i Hashim Thaçit dhe PDK-së, për të parandaluar zgjedhjet e parakohshme!