Lajme

Thaçi takon Kryeministrin e Kongos, bisedojnë për bashkëpunimin ekonomik

06/11/2018 22:40
nga:M H

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka takuar Kryeministrin e Republikës Demokratike të Kongos, Bruno Tshibala Nzenze, me të cilin bisedoi për vendosjen e bashkëpunimit në mes dy vendeve.

“Kosova sot është shtet i konsoliduar, e njohur nga 116 shtete dhe anëtare e shumë organizatave të ndryshme ndërkombëtare”, u shpreh Thaçi.

“Ju falënderojmë për përkrahjen tuaj në Organizatën e Frakofonisë”, shtoi ai dhe shprehu dëshirën që dy shtetet të fillojnë të bashkëpunojnë në sektorë të ndryshëm të jetës.

Kryeministri Tshibala u shpreh i kënaqur me mundësinë për t’u takuar.

“Të vejmë marrëdhënie ekonomike dhe të mësojmë nga përvojat e njëri-tjetrit”, tha ai.

Thaçi u shpreh se Kosova është e gatshme për bashkëpunim.

Presidenti i Kosovës ka takuar kryeministrin Tshibala në margjina të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës (IEFA), që po mbahet në Montreal të Kanadasë.

Thaçi do të jetë folës në panelin “Evropa në udhëkryq” në ditën e parë të konferencës.

 

10/09/2018 19:15

Thaçin s’ka kush e ndal, kjo është deklarata e tij më e re për korrigjimin e kufijve