Lajme

Thaçi mirëpret marrëveshjen për çështjen e emrit në mes të Maqedonisë dhe Greqisë

06/12/2018 21:00
nga:D.I

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka mirë pritur marrëveshjen për çështjen e emrit në mes të Maqedonisë dhe Greqisë, raporton Gazeta Blic. 

Thaçi përmes postimit të tij në Facebook ka thënë se ky lajm është i mirë për të dy vendet dhe për rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së.

“Është një mundësi e re për të forcuar edhe më shumë paqen dhe stabilitetin në tërë rajonin tonë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Thaçit:

Në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës, e mirëpres marrëveshjen për çështjen e emrit në mes të Maqedonisë dhe Greqisë. Ky është një lajm i mirë për të dy vendet dhe për rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së. Është një mundësi e re për të forcuar edhe më shumë paqen dhe stabilitetin në tërë rajonin tonë. HTH

06/21/2018 15:12

Arifi thotë se nuk pret ndonjë rezultat nga takimi i së dielës Thaçi-Vuçiq