Lajme

Thaçi fton edhe LDK-në për dekretim në KQZ, këta janë dy emrat e ftuar

03/26/2019 17:16
nga:A. R.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar ftesën nga Presidenca për tu akredituar sy zyrtarë të saj si anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Florian Dushi dhe Sami Hamiti janë ftuar nga Zyra e Presidencës që të enjte të paraqiten për dekretim nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Blic zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

“Po dy të propozuarit e LDK-së, Sami Hamiti dhe Florian Dushi kanë marrë ftesë nga Presidenca e Kosovës që të enjten të dekretohen për anëtarë të ri të KQZ-së” ka thënë Mustafa.

GazetaBlic ka raportuar sot gjatë ditës, që ftesat nga Zyra e Presidentit kanë shkuar edhe tek PDK, AAK, dhe VV-ja, por jo edhe të NISMA e PSD-ja.

Të dy këto parti mund të mbesin jashtë KQZ-së.

Ani pse këto dy subjekte politike kanë propozuar e dërguar emra konkretë se kush mund të jenë anëtarë të KQZ-së, megjithatë presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk i ka ftuar përfaqësuesit e propozuar nga këto dy parti për t’i dekretuar për të enjten, ashtu siç edhe ka paralajmëruar përmes një njoftimi për media.

/GazetaBlic/

LEXO EDHE:

Vendos Hashim Thaçi: Nisma e PSD mund të mbesin jashtë KQZ-së. Kjo është formula për anëtarët e rinj të KQZ-së?!

08/24/2019 15:10

Kryesia e re e LDK-së vendosi sot: Këto janë tri kriteret që duhet t’i plotësoj profili për Kryeministër