Lajme

Thaçi flet për deklaratat e zv-kancelarit austriak si dhe për mosnjohjen nga 5 shtetet e BE-së

02/12/2018 17:11
nga:F.B

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot homologun e tij slloven, Borut Pahor me të cilin kanë pasur një konferencë për medie, e ku kanë shpalosur detaje për takimin ndërmjet tyre.

Thaçi ka folur edhe për Strategjinë e BE-së për të cilën ka thënë se ka një qëndrim unik për tërë Ballkanin Perëndimorë, shkruan GazetaBlic.

I pyetur se çka po bënë Kosova rreth mosnjohjes së shtetësisë nga pesë vendet e BE-së – Thaçi ka thënë se ato pesë vendet e BE që ende nuk e kanë njohur Kosovën, e kanë mbështetur procesin e negociatave në Vjenë, e kanë mbështetur dokumentin e presidentit Ahtisari mbi bazën e të cilit, tha se është deklaruar pavarësinë e Kosovës.

“Edhe me këto pesë vende kemi bashkëpunim, me shumicën – të shkëlqyer dhe ka mbetur vetëm edhe akti formal i njohjeve, prandaj, ne shpresojmë që do të ndodhë njohja edhe prej Greqisë, edhe prej Sllovakisë, edhe prej Rumanisë, edhe prej Qipros por edhe prej Spanjës.” – ka shtuar Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij slloven, Borut Pahor

Marrë parasysh se Spanja heziton ta njoh Kosovën shkaku i problemeve që i ka me Katoloninë, vend i cili ka kërkuar dhe deklaruar ndarjen nga Spanja, presidenti Thaçi, thotë se çdo pretendim për të bërë paralele, mes Kosovës dhe Katolunisë nuk qëndron sepse as Kosova nuk është Katoluni, por as edhe vet Spanja nuk është Serbi, e as krahasime të tjera nuk mund të bëhen, shkruan GazetaBlic.

“Ne kemi ritheksuar se çdo pretendim për të bërë paralele, mes Kosovës dhe Katolunisë nuk qëndron sepse as Kosova nuk është Kataloni, por as edhe vet Spanja nuk është Serbi, e as krahasime të tjera nuk mund të bëhen.

Prandaj, vlerësojmë që strategjia e dalë nga Presidenti Junker, është një strategji, të cilën e diskutuam edhe me presidentin, Pahor që vlen për t’u korrigjuar, për t’u plotësuar. Nuk është fshehtësi, Kosova ka pritur më tepër qartësi, por ne kemi vetëm një rrugëtim – të ardhmen evropiane, dhe do të jemi edhe të durueshëm, por edhe do të punojmë shumë për implementimin e gjitha kritereve të nevojshme dhe të kërkuara nga BE, “ –  ka thënë presidenti Thaçi, shkruan GazetaBlic.

Zëvendës-kancelari austriak, Heinz-Christian Strache

Thaçi nuk e ka lënë pa e përmendur edhe rastin e deklaratave të zëvendës kancelarit austriak, Heinz-Christian Strache i cili për një medium në serbi citohet të kishte thënë që “Kosova është pjesë e  Serbisë”, për t’u deklaruar më pas se ajo që ishte shkruar në mediumin serb nuk është e vërtetë.

Presidenti Thaçi, ka ritheksuar se në takimet që ka pasur me presidentin austriak, dhe me kancelarin austriak, sipas tij, mund të thuhet lirisht që Austria është një nga vendet më stabile në mbështetje të konsolidimit të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës nga vendet e BE-së.

“Kështu që unë besoj që deklaratat e ndryshme, qoftë edhe të interpretuara gabimisht, nuk duhet të humbim kohë me to, qëndrimi zyrtar i Austrisë është shumë shumë i qartë, dhe unë edhe një herë sot i falënderoj, Shtatin austriak, popullin austriak, për mbështetjen e vazhdueshme dhe historike, jo vetëm jo vetëm aktuale, por edhe për Kosovën.” – ka shtuar Thaçi. / © GazetaBlic /

08/18/2018 18:32

Qeveria pagoi edhe për faturat e humbura të këshilltarit të Thaçit