Lajme

Thaçi deklaron pasurinë që ai posedon

06/11/2018 17:40
nga:M H

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar në Agjencinë kundër Korrupsionit se merr pagë vjetore vlera e së cilës është rreth 32 mijë eurove.

Thaçi posedon pasuri të paluajtshme, vlera e së cilës është 260 mijë euro dhe në të bëjnë pjesë një tokë bujqësore dhe një shtëpi.

 

Thaçi ka deklaruar se posedon një veturë “Audi” vlera e së cilës është 15 mijë euro.

Para të gatshme të mbajtura në institucione financiare, Thaçi ka deklaruar se përmban 290 mijë euro në njërën nga bankat e Kosovës, para këto të ardhura nga shitja e shtëpisë.

Thaçi detyrime ndaj institucioneve financiare ka deklaruar se ka 100 mijë euro, përshkrimi i së cilës është ndërtimi i shtëpisë.

Paga vjetore e Thaçit, është rreth 32 mijë eurove, ndërsa mëditja e tij sipas deklarimit është 8 mijë e 782 euro.

Thaçi ka deklaruar edhe të hyrat vjetore të bashkëshortes së tij, vlera e së cilave është 18 mijë euro.

 

08/18/2018 18:32

Qeveria pagoi edhe për faturat e humbura të këshilltarit të Thaçit