Sporti

Të gjithë po tallen me tifozin e Anglisë, premtimi i tij para penalltisë së Kane po bën xhiron e botës

09/11/2019 18:53
nga:Lorik J

Ndonjëherë nuk duhet të jepni premtime të mëdha – pasi në këtë botë gjithçka është e mundur.

Një tifoz i Anglisë mbrëmë ishte shumë i sigurt që Harry Kane mund t’i shënojë Aro Muricit nga pika e bardhë e penalltisë, raporton GazetaBlic.

Ai dha një premtim të çuditshëm – i cili pas ekzekutimit të penalltisë u bë viral.

“Nëse Aro Muric i pret penalltinë Harry Kane, atëherë unë do ta presë organin tim gjenital”, ka shkruar një tifoz i Anglisë në Twitter.

Portieri i Kosovës, Aro Muric nuk ishte në ditën e tij më të mirë – por penalltinë e priti.

Këshillë: Mos jepni premtime të çuditshme….

/GazetaBlic/