Sporti

Të gjitha rrugët të dërgojnë në Drenas!

05/19/2019 09:34
nga:M K

“Të gjitha rrugët të dërgojnë në Romë”. Kjo është ajo thënia e famshme që vë në pah historinë e lavdishme të qytetit të lashtë romak.

Por, sot, për gurmanët e futbollit kosovar, epitetin e Romës pritet ta merr Drenasi, ku të gjitha rrugët të dërgojnë drejt qytetit në zemër të Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Stadiumi “Rexhep Rexhepi” pritet të jetë më i zjarrtë se kurdoherë, sepse sot aty do të zbresin dy skuadrat me futbollin më të bukur në IPKO Superligë, me çka njëra prej tyre në fund do ta festojë trofeun më të çmuar në vendin tonë, kuptohet për sportin më të popullarizuar në rruzull.

“Tigrat e Zi” përballë “Plisave”, Zekirija Ramadani kundër Mirel Josës, armata bardhë e gjelbër ndaj asaj kaltër e bardhë, në duelin që do ta ul siparin e edicionit 2018/2019.

Redaksia jonë, gjithë ditën, ashtu si edhe përgjatë rrugëtimit të këtij kampionati, do t’iu qëndrojë afër me më të rejat e fundit nga të dy taboret, si atmosferën para fillimit të takimit, formacionet e mundshme, rrjedhën e ndeshjes, do t’iu raportojmë edhe për detajin më të vogël nga takimi vendimtar në edicionin që me plotë të drejtë, po cilësohet si më i miri që nga paslufta.

/GazetaBlic/

06/15/2019 18:26

Arbër Hoxha tregon arsyet e ndarjes me Prishtinën