Lajme

“Të dielën jemi para dy opsioneve: Të votojmë për shtetin, apo për zhbërjen e shtetit”

10/04/2019 14:16
nga:A. R.

Njeriu gjatë jetës mund të ketë hamendje, dyshime, vizione të paqarta. Të tilla kam pasur edhe unë. Por, një vision që nuk më është turbulluar kurrë, është vullteti për sakrificë deri në vetëflijim i Ramush Haradinajt, prapa të cilit jam rreshtuar tash e shumë vjet.

Të dashur qytetarë,

E diela e 6 tetorit është një nga datat më të rëndësishme për Kosovën. Unë e krahasoj me 5 Marsin e Jasharëve, me 24 Marsin e Epopesë së Dukagjinit, me 24 Marsin e nisjes së bombardimeve të NATO-s, dhe me 17 Shkurtin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Pse e shoh kështu?

Përgjatë këtyre viteve në politikë aktive nuk kam nuhatur moment më të rëndësishëm sesa tash: Ta bëjmë Kosovën shtet të pa nënshtruar ndaj Serbisë, apo ta coptojmë atë.

Opsioni i parë është jetik për ne. Opsioni i dytë është interes i Serbisë.

Ekzistenca e Kosovës do të varet nga fituesi i këtyre zgjedhjeve dhe koalicioni i ardhshëm qeverisës. Rrjedha e negociatave të Brukselit nuk është më në binarët e nisur. Shumë kohë më parë kishte devijuar.

Por, atë e riktheu në treaktorën e duhur kryeministri, Ramush Haradinaj, me shumë vendime e veprime të prera e të qarta. Pa këto vendime, mbase Trepça, Ujmani, së bashku me Veriun e Kosovës do t’i takonin Serbisë.

Ligji për Trepçën, formimi i Ushtrisë dhe taksa 100 qind për mallrat e Serbisë, ishin vendimtare që ky dialog i devijuar të kthehej në binar dhe ideja e ndarjes së Kosovës të hiqej nga tavolina e bisedimeve.

Kosova, tashmë është një dhe e pandashme falë këtyre vendimeve dhe vendosmërisë së kryeministrit, Ramush Haradinaj, i cili ndërpreu mandatit qeverisës duke dhënë dorëheqje vetëm për të treguar se nuk shantazhohet dhe nuk është i shantazhueshëm me çfarëdo lloji ftese apo presioni nga kushdo që mund të vije.

Këtë fuqi prej burrështetasi nuk e kanë të gjithë.

E ka vetëm ai. Sepse i tillë është treguar dhe dëshmuar për gjatë këtyre 25 viteve të jetës aktive ushtarake e politike.

Të dashur qytetarë,

Njeriu gjatë jetës mund të ketë hamendje, dyshime, vizione të paqarta. Të tilla kam pasur edhe unë. Por, një vision që nuk më është turbulluar kurrë, është vullteti për sakrificë deri në vetëflijim i Ramush Haradinajt, prapa të cilit jam rreshtuar tash e shumë vjet.

Kjo gatishmëri e tij për të mos bërë kurrfarë kompromisi në dëm të vendit, madje duke paguar çmim shumë të lartë për të, mua si kandidate për një mandat të ri si deputete më bën të bindur se përkushtimi i gjithë neve duhet të jetë 100 për qind.

Ky përkushtim do të jetë i fokusuar që Kosovën fillimisht ta bëjmë shtet, të pacënueshëm nga brenda dhe nga jashtë.

Populli, para vetes ka dy opsione: forcimin e shtetit, apo lënien e tij në duar të të tjerëve të cilët janë të gatshëm të hynë në pazare në dëm të vendit për interesa krejtësisht personale.

Jam e vetëdijëshme se populli i Kosovës ballafaqohet me shumë probleme, me shendetësi e arsim jo cilësor, byrokraci, ekonomi jo të nivelit të kënaqëshëm. Mirëpo, të gjitha këto arrihen kur shtetin ta kemi 100 për qind të fortë, të pacënueshëm.

Pa shtet, nuk na duhet asnjë prej këtyre.

Prandaj, të dielën dilni dhe vitoni kundër të gjithë atyre që duan të na zhbëjnë si qenie e si shtet. Votoni për ata që kanë dëshmuar se jeta e tyre nuk ka kurrfarë vlere karshi interesit kombëtar dhe shtetëror. Këtë shembull e ka dhënë kryeministri, Ramush Haradinaj. Këtë duhet ta ndjekim të gjithë, duke votuar të dielen masivisht për 100 % SHTET.