Lajme

Tatimet, çdo shtëpi në bregdet 15% detyrim për të ardhurat

06/13/2018 17:57
nga:M H

Të gjitha familjet në zonat turistike të Shqipërisë që japin apartamente apo banesa me qira duhet t’i deklarojnë tek tatimet dhe të paguajnë taksën 15 për qind.

Në kuadër të fushatës kundër informalitetit në turizëm Drejtoria e përgjithshme e tatimeve u ka bërë thirrje individëve që japin mjedise me qira të zbatojnë vullnetarisht ligjin, në të kundërt do të ndëshkohen, fillimisht me gjobë dhe në rast të përsëritur do të kallëzohen penalisht për evazion fiskal.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Financave, qytetarët që japin banesa me qira janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë tatimin në masën 15% të të ardhurave. Kjo pagesë duhet të kryhet tek tatimet jo më vonë se data 20 e muajit që pason kohën kur është arkëtuar qiraja.

Personat që fitojnë të ardhura nga qiratë duhet të paraqiten vetë pranë drejtorive rajonale të tatimeve për t’u regjistruar për këtë përgjegjësi tatimore./Tch/

08/17/2018 22:00

Mali i Zi dërgon ushtrinë në kufi me Shqipërinë