Sporti

Tallja e Dortmundit me Barcelonën pas shortit të Ligës së Kampionëve ishte epike

08/30/2019 11:00
nga:M K

Dje rreth orës 18:00 është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve për edicionin e ri.

Skuadrat elitare evropiane, pra ato pretendentet për trofe, kanë mësuar kundërshtarët e tyre të fazës së grupeve, shkruan GazetaBlic.

Padyshim se pas hedhjes së shortit ka pasur edhe batuta të ndryshme mes skuadrave, derisa ajo më epike ishte shakaja e Dortmundit, kur u mësua se do të përballen me Barcelonën.

Në faqen zyrtare të rrjetit social “Twitter”, klubi nga “Signal Iduna Park” ka shkruar se duhet të ushtrojnë kornerat, duke ironizuar me katalunasit, që sezonin që shkoi, pranuan një gol tejet naiv nga Liverpooli, me ç’rast edhe u eliminuan në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales.

Kujtojmë se në grup me Barcelonën e Dortmundin, janë edhe Interi e Slavia Prague.

/GazetaBlic/

11/09/2019 22:56

Messi’t i buzëqesh “Topi i Artë”, Barcelona fiton dhe merr sërish kreun e La Ligas