Sporti

Tahir Batatina vendos për vendqëndrimin, Llapi gati për turneun “Ulpiana Cup 2019”

06/26/2019 22:54
nga:M K

Ish drejtori sportiv, tani trajner i skuadrës nga Zahir Pajaziti, Tahir Batatina ka monitoruar gjendjen e fushës së njërit prej hoteleve në Durrës, të cilin e ka cilësuar si më të mirin për të qëndruar.

Llapi do të merr pjesë në turneun “Ulpiana Cup 2019”, derisa faqja zyrtare e klubit shkruan se Batatina ka qenë i pranishëm për t’i inspektuar kushtet e punës dhe ka vendosur përfundimisht për hotelin ku do të akomodohet skuadra e tij, përcjellë GazetaBlic.

Ai gjendet në Golem, aty ku ekipi “bardhë e kaltër” do të jetë njëri nga pjesëmarrësit, turne të cilin me siguri se do të mundohet edhe ta fitojë, në mënyrë që sadopak ta mbushin sirtarin me ndonjë titull, pasi tash e një kohë, Llapi nuk e ka fituar ndonjë të tillë.

Më poshtë postimi i plotë në rrjetin social “Facebook”.

/GazetaBlic/

10/05/2019 20:52

Pas Llapit, edhe Ferizaji del me një komunikatë zyrtare