Sporti

Super skuadra spanjolle kërkon Vedat Muriqin

09/11/2019 22:20
nga:Lorik J

Vedat Muriqi padyshim se po kalon formën jetësore.

Pas dy golave në dy ndeshjet e para në Superligën e Turisë me Fenerbahces, Muriqi ka shënuar edhe me kombëtaren e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Gol me Muriqin dhe dy asistime dhe gol me Anglinë – janë statistikat e frikshme të Muriqit në takimet e shtatorit.

Pas paraqitjeve briliante në këto muaj, Muriqi ka marrë oferta të shumta.

Klubi i fundit që po shpreh interesim për ‘gladiatorin’ kosovar është Atletico Madrid.

Efsan Sport raporton se skautët e Atletico Madridit do të jenë në Turqi javën e ardhshme për të ndjekur nga afër Vedat Muriqin.

Kujtojmë se skautët e Lazios dhe Tottenhamit tani e kanë përcjellur Muriqin në ndeshjet me Kosovën.

/GazetaBlic/