Sporti

Super-ndeshjet që na presin nesër në kuadër të Superligës

11/01/2019 17:35
nga:M K

Dalëngadalë po i afrohemi fundit të sezonit të parë dhe gara sa vjen e bëhet më interesante.

Llapi mposhti sot Drenicën me rezultat minimal për të shkuar në kuotën e 23 pikëve, derisa “kuq e zinjtë” edhe pas kësaj xhiroja mbesin në 17’të sosh, shkruan GazetaBlic.

Nesër ndërkaq, në program janë tre superndeshje, ku padyshim se vëmendja kryesore do të jetë në Drenas, aty ku kampioni aktual e pret Ballkanin kryesues.

Në Klinë, Dukagjini do të jetë nikoqir i Prishtinës, ndërsa Trepça’89 e pret Vushtrrinë në “Riza Lushta”.

Të gjitha takimet fillojnë nga ora 13:00, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

Më poshtë edhe renditja tabelare para këtyre ndeshjeve.

/GazetaBlic/

11/19/2019 21:19

Vjen reagimi nga MPJ pas akuzave se u dhanë 2 milionë dollarë për njohjen e Kosovës nga Ishujt Maldive