Sporti

Super-mundësi për talentët e futbollit, menaxherët austriakë zbarkojnë në Pejë për të ‘rrëmbyer’ futbollistë

10/26/2019 18:22
nga:M K

Dy menaxherë austriakë, Franc Wohlfahrt dhe Leo Jerike do të zbarkojnë në Pejë në muajin Nëntor për të parë nga afër talentët kosovarë të futbollit dhe për të arritur marrëveshje potenciale me ta.

Ata po kërkojnë futbollistë të grupmoshave U17 dhe U19, derisa numri i tyre që do të kalojë nën administrimin e menaxherëve varion nga paraqitjet e talentëve tanë, shkruan GazetaBlic.

Pagesa do të jetë 100€ për pjesëmarrje, ku përfshihet edhe fjetja në një nga hotelet pejane. Organizatorë janë Shpëtim Shala e Kron Sadiku.

Më poshtë mund ta gjeni edhe planprogramin e kampit, derisa më poshtë mund të mësoni informatat tjera shtesë:

Planprogrami i Kampit:

20.11.2019- Stërvitja e parë 10:00 – stërvitja e dytë 15:00

21.11.2019 – Stërvitja e parë 10:00, e dyta 15:00

22.11.2019 – Loj interne 11:00

Franc Wohlfahrt

Leo Jerike

/GazetaBlic/

11/14/2019 13:26

Varhelyi: Dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet suksesshëm më 2020