Sporti

Sulmuesi serb godet Shaqirin: Në këpucë e mban flamurin e Kosovës e luan për Zvicrën

06/13/2018 17:04
nga:Y.K

Sulmuesi serb, Aleksandar Mitrovic e ka dhënë mendimin e tij për gjestin e Xherdan Shaqirit, i cili në ndeshjen ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë do t’i ketë këpucët me flamur të Zvicrës dhe Kosovës.

Shaqiri është njëri nga disa shqiptarë që luajnë për Zvicrën dhe vende tjera, ndërsa e shfrytëzon çdo ndeshje me Serbinë për të treguar dashurinë ndaj Kosovës, shkruajnë mediet serbe, të cilat madje pas emrit të Kosovës e vendosin edhe fusnotën.

“Vendosjen e Flamurit të Kosovës në këpucë nuk e kam marrë si provokim. Kjo është çështje e tij dhe mua nuk më intereson. Diçka tjetër më duket e çuditshme. Të gjithë ata mburren me atë flamur, ndërsa e refuzojnë ftesën për të luajtur për vendin e tyre.

Kjo tregon mjaftueshëm për ta. Nëse e do aq shumë Kosovën, atëherë përse luan për një shtet tjetër? Për Shaqirin e di që jashtë fushë është djalë i mirë dhe jam i sigurt se ndeshja do të përshkohet me shpirtin e ‘fair-play’. Sidoqoftë, e tij është t’i mbathë ato këpucë dhe të bëjë fotografi, ndërsa e jona është të luajmë sa më mirë dhe t’i mposhtim në çdo duel sikur të ishte ndeshja jonë e fundit”, ka thënë Mitrovic.Serbia dhe Zvicra do të takohen më 22 qershor në Kalinigrad, në ndeshjen e rrethit të dytë të Grupit E, në të cilin edhe Kosta Rika e Brazili.

10/02/2018 22:33

Shaqiri gati për ndeshjen e rradhës, shikoni çfarë mesazh ‘thumbues’ i dërgon Napolit