Fit&Sexy

Studentët të cilët flejnë më pak se 7 orë kanë 50% nota më të ulëta

10/02/2019 13:19
nga:L I

Studentët e kolegjeve, të cilët bëjnë gjumë të rregullt, përkatësisht flejnë 8 orë gjatë natës,sidomos në kohën e provimeve kanë nota dukshëm më të larta në krahasim me ata, të cilët nuk bëjnë orë gjumi sa duhet, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Hulumtuesit kanë gjetur se gjumi jo krahas orëve të gjumit, që studentët bëjnë, një impaktnë performancën e tyre e ka edhe koha kur ata bien të flejnë. Kështu, ata që flejnë në orët e vona dhe prapë bëjnë 8 orë gjumë kanë rezultate të dobëta, sikurse ata që nuk bëjnë gjumë të rregullt.

Studimi I publikuar në revisten “Science of Learning” ka gjetur lidhmërinë në mes të orëve të gjumit dhe performancës akademike.

Ekipi nga Instituti I Teknologjisë në Massachusetts, ka thënë se këto gjetje dëshmojnë edhe një herë rëndësinë që ka gjumi I rregullt në suksesin dhe performancën e njerëzve.