Lajme

Spitali i Prizrenit ndanë 22 mijë euro për shërbimet e telefonisë mobile!

04/15/2019 22:57
nga:Gazeta Blic

Spitali Regjional i Prizrenit, ditë më parë ka bërë njoftimin për tenderin e radhës.

Për shërbimet e telefonisë mobile për punonjësit e spitalit, janë ndarë mbi 22 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Sipas njoftimit për kontratë, vlera e parashikuar është 22.488,00 euro.

Sasia apo fushëveprimi i kontratës thotë: Shërbimet e telefonisë mobile 1000 minuta kombëtar pa limit SMS kombëtar, Internet 4GLTE (8GB) Komunikimi për të gjithë numrat brenda rrethit pa pagesë, thirrja brenda rrethit pa pegesë dhe mbushja mujore 2 euro për zyrtar. Riaktivizimi i numrit të humbur (4G).

Ndërkohë që hapja e tenderëve pritet të bëhet më datën 26 të këtij muaji nga zyra e prokurimit.