Sporti

Spektakli në Londër, Interi sigurtë, kurse Napoli ‘djallëzor’ zbret me këmbë në tokë Liverpoolin

10/03/2018 23:02
nga:M K

Kanë përfunduar para pak çastesh të gjitha ndeshjet e mbrëmjes së sotme që kanë filluar nga ora 21:00.

Takimi më interesant padyshim se u zhvillua në Londër, ku Tottenhemi u mposhtë nga Barcelona 2-4, shkruan GazetaBlic.

Dy herë Messi, e nga njëherë Coutinho dhe Rakitic mjaftuan për trepikëshin e rradhës. Edhe Interi ka shënuar fitoren e dytë këtë edicion duke fituar si mysafir i PSV-së në Holandë.

Dortmundi mposhti bindshëm Monacon 3-0, derisa Atletico triumfoi pastër 3-1 ndaj Club Brugge.

Porto fitoi ndaj Galatasarayt, 1-0. Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Napoli, që krejt në fund të takimit shënoi golin e parë dhe të vetmin, edhe pse gjatë gjithë ndeshjes ishin të përqendruar në mbrojtje.

/GazetaBlic/

06/12/2019 21:47

Caktohet orari i ndeshjeve të fazës paraeliminatore në Champions