Sporti

Spalleti vjen me deklaratë të çuditshme pas barazimit me Romën

04/20/2019 23:57
nga:Ideal

Inter ka barazuar 1-1 ndaj Roma-s në San Siro duke ruajtur distancën me Milan.

Pas ndeshjes, Spalletti nuk i ka kursyer kritikat ndaj ekipit të tij, por mendon se barazimi është rezultati më i drejtë.

“Rezultati është i drejtë sepse të dy ekipet kishin mundësi për të shënuar dhe nuk arritëm të ishim të organizuar në mbrojtje kur po sulmonim për golin e barazimit. Kjo është thembra jonë e Akilit.

Mbrojtësit e krahut mbeten shumë të hapur dhe kjo shkakton probleme. Pasi shënoi golin e barazimit, Roma vendosi të mbronte më thellë dhe nuk ka shumë hapësira mes mbrojtjes dhe mesfushës.

Ata na lejuan të qarkullonim topin në mesin e fushës dhe u munduan të na godisnin me kundërsulme, ashtu e shënuan edhe golin. Në pjesën e dytë ishim më të organizuar dhe të duruar.

Perisic është një lojtar shumë i vlefshëm, i fortë në ajër, gjithmonë i rrezikshëm në shtyllën e dytë dhe ka aftësinë fizike për të mbrojtur kur duhet.

Mendoj se mund të kishim bërë më mirë, sepse kemi gabuar në disa pasime që nuk duhet të lejohen në nivelin e Inter, gjithsesi, në përgjithësi, barazimi është i drejtë dhe me vlerë duke parë situatën në renditje.”/Telesport/