Sporti

Southgate me vendim drastik pas ndeshjes me Kosovën

09/12/2019 10:19
nga:M K

Kombëtarja e tij mposhti Kosovën me rezultat 5-3, por ai personalisht u kritikua për lojën defansive.

Anglia pësoi tre gola për herë të parë pas 12 viteve, e kjo duket se e ka brengosur paksa selektorin albion, shkruan GazetaBlic.

Kësisoj, ai ka marrë vendim që t’i hapë dyert për Jamie Vardyn, pasi deri më tani nuk llogariste në të.

Ndryshimet në strukturën organizative të klubit janë të domosdoshme për kombëtaren angleze, kurse këtë e pranoi vetë Southgate:

“Me Jamie, është e qartë se sa mirë është duke luajtur ende dhe asnjëri prej nesh nuk i ka mbyllur dyert”.

“Ai është karakter që na pëlqen ta kemi me ne, andaj po, ajo derë gjithmonë do të jetë e hapur mes nesh”.

/GazetaBlic/

10/21/2019 11:11

Detyra speciale e Richard Grenell në Kosovë