Sporti

Sot mësohet kampioni i ri i Kosovës në futboll

05/19/2019 08:15
nga:M K

Sot në Drenas zhvillohet superderbi i Superligës së Kosovës në futboll, ku ndeshen Feronikeli dhe Prishtina.

Takimi zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit dhe fillon në ora 16:00.

Feronikeli mund të shpallet kampion me fitore apo barazim, ndërsa Prishtinës i duhet vetëm fitorja, pasi është dy pikë prapa Feronikelit.

Nëse Feronikeli fiton, ky do të jetë titulli i tretë, kurse Prishtina do ta fitonte për herë të tetë këtë titull pas luftës.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat sot, kurse ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

08/16/2019 13:53

Fetahaj: Kjo është arsyeja pse u largova nga Prishtina