Lajme

Sot mbahen zgjedhjet presidenciale në Rumani, Iohannis favorit

11/10/2019 10:08
nga:Albina Koca

Qendrat e votimit janë hapur sot në Rumani në një palë zgjedhje presidenciale që mund ta forcojnë pushtetin e partisë në pushtet, Partisë Liberale Kombëtare, duke e mbajtur në pushtet ish-liderin djathtist të partisë dhe përkrahësin e BE-së, Klaus Iohannis.

Në këtë garë po marrin pjesë 14 kandidatë. Në mesin e tyre është edhe kryeministrja e rrëzuar nga pushteti së voni, kryetarja e Partisë Socialdemokrate, Viorica Dancila.

Sipas rezultatit të sondazheve, presidenti i tanishëm do t’i fitojë rreth 40 për qind të votave, gati dyfish më shumë se rivalët më të mëdhenj, por kjo fitore nuk do të ishte e mjaftueshme për t’u zgjedhur në pozitën e të parit të shtetit që në rundin e parë.

Nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50 për qind të votave, dy kandidatët me më së shumti vota do të përballen në balotazh më 24 nëntor.

Iohannis ka thënë se dëshiron t’i modernizojë institucionet shtetërore të Rumanisë për t’i parandaluar skandalet e korrupsionit, me të cilat vendi është përballur me vite të tëra.

Ai gjithashtu është zotuar se do ta forcojë sundimin e ligjit dhe do t’i përkrahë masat kundër korrupsionit, sidomos brenda sistemit të drejtësisë.

11/14/2019 17:21

Rinumërimi i rreth 90 për qind të vendvotimeve dëmton procesin zgjedhor