Sporti

Sot, Kosova mëson kundërshtarët potencialë për fazën e grupeve të kampionatit evropian, EURO 2020

11/30/2019 10:14
nga:M K

Kosova e ka shansin historik që për herë të parë ta sigurojë kualifikimin në EURO 2020.

Kombëtarja “verdhë e kaltër” është në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve dhe me dy fitore do t’u bashkangjitej përfaqësueseve tjera që tashmë e kanë siguruar kampionatin evropian, shkruan GazetaBlic.

Sot ndërkaq, me fillim nga ora 18:00 në Bukuresht do të hidhet shorti për EURO 2020, aty ku Kosova pritet t’i mësojë kundërshtarët potencial dhe vendin apo stadiumin ku do të zhvillohen ndeshjet e grupit gjegjës.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat sot në mbrëmje, derisa ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

01/08/2020 07:41

Skandal: Agjencia Shtetërore në Shqipëri, Kosovën e paraqet si pjesë të Serbisë