Sporti

Sot garojnë tre sportistë kosovarë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”

06/23/2019 09:28
nga:M K

Pas medaljes së artë të Majlinda Kelmendit dhe të argjendtës së Nora Gjakovës, sot në ditën e dytë të Lojërave Evropiane “Minsk 2019”, Kosovën do ta përfaqësojnë tre sportistë: Akil Gjakova, Shpëtim Bajoku dhe Donjeta Sadiku.

Kosova, me 12 sportistët që do ta përfaqësojnë, e nisi të premten garën në Lojërat Evropiane Minsk 2019, të cilat do të zhvillohen prej 21 deri më 30 qershor.

Akil Gjakova në kategorinë deri në 73 kilogramë në xhudo, Shpëtim Bajoku në kategorinë deri në 64 kilogramë në boks dhe Donjeta Sadiku në kategorinë deri në 60 kilogramë në boks.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat për sportistë tanë, derisa kujtojmë se ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

08/20/2019 18:47

Nuk përjashtohen prurjet e reja, ja kur pritet të dërgohen ftesat për lojtarët e kombëtares së Kosovës