BLIC.TV

Sonte në EXPOSE: Nga Kuvendi i karrigeve në Kuvendin e grushteve: Udhëkryqi i LDK-së

06/12/2019 19:50
nga:Gazeta Blic

Sonte duke filluar nga ora 22:00, live në Faqen e Facebookut të Gazeta Blic, shfaqet episodi i radhës i dokumentarit “Expose”.

“Nga Kuvendi i karrigeve në Kuvendin e grushteve: Udhëkryqi i LDK-së”, titullohet dokumentari i radhës, ku flitet për zgjedhjet e brendshme në partinë e drejtuar nga Isa Mustafa.

Ndër të tjera në këtë dokumentar do të mund të ndiqni: Kush janë kandidatët potencial për kryetar të LDK-së? A do të rikandidoj Isa Mustafa edhe për një mandat të tretë? Kush mund ta sfidoj Isa Mustafën?

Ku është pozicioni i Lutfi Hazirit e Agim Veliut?

Sa janë gjasat që deputetja më e votuar femër, Vjosa Osmani që t’i sfidoj burrat e partisë për t’u zgjedhur kryetar i LDK-së?

Mësojeni ekskluzivisht cila është “harta” e delegatëve të LDK-së A mund t’i përsëritet LDK-së, Kuvendi i Karrigeve, i 2006-ës?

Kush sipas analistëve politik do ta marrë drejtimin e LDK-së? Për këto dhe detaje tjera rreth zgjedhjeve në LDK, episodën e radhës të dokumentarit Expose mund ta ndiqni nga ora 22:00.