Sporti

Solari flet pas humbjes në “El Clasico”, lavdëron këtë repart të katalunasve

03/02/2019 23:34
nga:M K

Barcelona ka mposhtur Real Madridin për të dytën herë brenda pak ditësh.

Kjo padyshim se nuk i ka pëlqyer aspak Solarit, i cili asesi nuk po arrin ta këndell skuadrën e tij, drejtimin e të cilës e morri në fillim të këtij edicioni, shkruan GazetaBlic.

Ai u shpreh i zhgënjer me rezultatin, por shtoi se skuadra u mundua me të gjitha forcat.

“Luajtëm si ekip. Kjo më ka pëlqyer më së shumti. Patëm disa raste të mira dhe nuk i shfrytëzuam, e kjo na penalizoi. Në ndeshje si këto secilin rast duhet shfrytëzuar në maksimum”, shtoi spanjolli.

Derisa në pyetjen lidhur me Gareth Bale ai u shpreh: “Bale u mundua si i gjithë ekipi. Mos të harrojmë se kundërshtari ynë luajti shumë mirë në zonën defansive. Siç e ceka më lartë, nëse kemi bërë diçka mirë ishte loja e përbashkët dhe asesi individualiteti”, përfundoi ish lojtari i galaktikëve.

/GazetaBlic/

05/19/2019 12:47

Mbyllet pjesa e parë në Bernabeu, ky është rezultati në takimin Real Madrid – Real Betis