Sporti

Skuadra kosovare shkarkon kryetarin e klubit, emëron të riun

10/09/2019 21:28
nga:M K

Skuadra kosovare, GE Ylli nga Suhareka ka shkarkuar kryetarin e deritanishëm të klubit, Naim Berisha.

Me vendim unanim të klubit, Berisha u lirua nga detyra, derisa vendin e tij do ta zë, Hamdi Bytyçi, shkruan GazetaBlic.

Kështu ka njoftuar klubi nga “13 Qershori” para pak çastesh përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook”.

Më poshtë postimi i plotë:

Klubi “Golden Eagle YLLI” me kryetar të ri

Më 9 tetor 2019 u mbajt Kuvendi i Jashtëzakonshëm. Në këtë Kuvend u diskutua për situatën në klub dhe disa prej problemeve të trashëguara financiare.

Pas kësaj nga Kuvendi u propozua shkarkimi i kryetarit të deritashëm Naim Berisha. Delegatët, që në numër ishin 24, votuan unanimisht për shkarkim. Për punën e deritashme u falenderua.

Kuvendi propozoi që kryetar të zgjidhet profesor Hamdi Bytyçi, për çka u votua unanimisht.

Kryetari i ri, Hamdi Bytyçi para delegatëve të Kuvendit të Klubit tha se kjo detyrë nuk është privilegj, por përgjegjësi për t’i ndihmuar klubit. Gjithashtu, falenderoi paraardhësin për punën e deritashme.

Gjithashtu, në këtë mbledhje Kuvendi u zgjodh Bekim Kryeziu që të jetë drejtor operativ.

/GazetaBlic/

08/13/2019 16:08

GE Ylli prezanton një tjetër përforcim, Altin Morina rikthehet në “13 Qershori”