Sporti

Skuadra kosovare regjistron barazim të rëndësishëm në ndeshjen e parë të Champions League

10/09/2019 19:36
nga:M K

Skuadra kampione e Kosovës në futsall, Liburni, ka barazuar 5-5 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Gjakovarët u përballën me ekipin nga Franca, Toulon Elite, e të cilën skuadër nuk arritën ta mposhtnin, shkruan GazetaBlic.

Gjithsesi, tani i kanë në dispozicion edhe dy ndeshje të tjera, derisa mbetet të shihet nëse në dy takimet e fundit të grupit do t’ia arrijë qëllimit.

Në xhiron e dytë, Liburni do të luajë kundër holandezëve të Hovocubos.

Kurse duelin e fundit të kësaj faze e zhvillojnë ndaj Stalitsa Minsk, që është edhe favoriti i grupit.

/GazetaBlic/

10/03/2019 17:43

Katandiset totalisht Vëllaznimi, gjakovarët të fundit edhe në Ligën e Parë