Lajme

Skandaloze: Mesazhet erotike që i dërgoheshin të miturës nga të akuzuarit

11/08/2019 17:51
nga:A. R.

Përmes mesazheve erotike, disa nga të akuzuarit për “keqpërdorimin seksual” të një vajze të mitur nga Drenasi, tentonin ta bindin atë që të dilnin bashkë.

Sipas aktakuzës së përpiluar nga Prokuroria e Shtetit, në të cilën akuzohen 6 persona si të dyshuar për “keqpërdorimin seksual të së miturës”, profesorët e dyshuar për rastin, Sh.Xh. dhe F.C., i kishin dërguar vajzës mesazhe erotike.

Pra, Shkelzen Xhekaj, sipas prokurorisë, ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual duke keqpërdor pozitën, autoritetin apo profesionin.

“[…] pastaj i jep komplimente të ndryshme të dëmtuarës, me fjalët: “je e bukur, fotogjene”, pastaj pas shumë insistimeve në një mbrëmje dalin dhe takohen në afërsi të një autolarje në fshatin Poklek i Ri dhe pasi e dëmtuara hynë në veturën e të pandehurit “Opel Corsa”, shkojnë në afërsi të stadiumit “Rexhep Rexhepi” në Gllogoc, ku në ulëset mbrapa të kësaj veture, pa dëshirën e të dëmtuarës, me të njëjtën ka pasur marrëdhënie seksuale, kjo edhe ka qenë marrëdhënia e parë seksuale e saj, e më pastaj vazhdojnë dhe takohen edhe herave tjera edhe nëpër vende dhe motele të ndryshme si në motel “B****” në Fushë Kosovë”, shkruhet në aktakuzë, teksa zbulohen detaje të bisedave të profesorit Sh.Xh me të miturën nga Drenasi.

Ndërkaq, profesori tjetër, 59-vjeçari F.C., i ka dërguar fotografi nudo të tij viktimës duke i shprehur edhe komplimente tejet banale.

“Gjatë vitit shkollor 2017/2018, duke keqpërdorë pozitën apo autoritetin e tij mbi viktimën – nxënësen e vet tani të dëmtuarën A.G. të datëlindjes 19.06.2000,e cila ishte midis moshës 16 dhe 18 vjet dhe i është besuar atij për edukim, të njëjtën e cyt për qëllime seksuale, në atë mënyrë që si profesor i lëndës Art figurativ në SHMU “Rasim Kiqina” në Gllogoc,është afruar aq shumë me të dëmtuarën ku pas shoqërimit në “Facebook” ka filluar ti jap të njëjtës komplimente duke i thënë ‘je e bukur,je kralicë, me mujt të kisha lëpi si sheqerin e të kisha shkri, ta ha p…., a po dalim se jam në formë’ dhe i ka dërguar edhe fotografi nudo të tij të cilat janë gjetur në telefonin e të dëmtuarës pas ekzaminimit që i është bërë”, thuhet në aktakuzë.

Tre profesorë, një polic, një avokat dhe një punëtor i Qendrës për Punës Sociale dyshohet se janë të përfshirë në skandalin e vajzës së Drenasit, i njohur në publik si rasti “Drenasi”.