Showtime

Sinan Vllasaliu humb një person të dashur

07/11/2019 17:39
nga:Natyra

Ka vdekur sot motra e këngëtarit të njohur, Sinan Vllasaiu. Ajnie Vllasaliu është ndarë nga jeta sot në moshën 58 vjeçare.

Këtë e ka bërë të ditur e bija e Sinanit, Edona.

“U prehsh në paqe halla ime”, ka shkruar ajo në Facebook, teksa ka shpërndarë njoftimin për ceremoninë mortore.

Ndërkohë, sa i përket kësaj ende nuk ka ndonjë reagim publik nga këngëtari Sinan Vllasaliu.