Fit&Sexy

Si ta ulni nivelin e sheqerit në gjak përmes pirjes së çajit

07/22/2019 08:13
nga:Natyra

Sipas disa studimeve, pirja e çajit të zi mund të ndihmojë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

Hulumtimet e publikuara në Revistën Klinike të Nutricionit të Azisë Pacifike eksploruan ndikimet e çajit të zi në pacientët para-diabetik.

Shkencëtarët zbuluan se si çaji ndikoi tek 24 pjesëmarrës të moshës 20-60 vjeçare, transmeton.

Studimi tregoi se dobishmëria e këtij çaji arrihej vetëm nëse nuk konsumohej me sheqer – pasi kjo praktikë ka potencialin për të zvogëluar glukozën e gjakut pas konsumimit.

Një tjetër studim, i botuar nga NCBI, tregon gjetje të ngjashme.

Hulumtimi analizoi të dhënat nga më shumë se 40 mijë pacientë.

Këta pjesëmarrës iu përgjigjën një pyetësori mbi zakonet e tyre ushqimore – kështu që hulumtuesit ishin në gjendje të kuptonin se cilat pije të nxehta konsumonin rregullisht.

Ata që konsumuan çaj ose kafe tri herë në ditë ulën rrezikun e diabetit të tipit 2 në 40%.

Ndërsa kërkimet ende janë në idil të tyre, juve iu rekomandohet të ndërmerrni hapa të tjerë për të monitoruar nivelet e sheqerit në gjak.

Nëse jeni i shqetësuar për këtë lloj diabeti, është e këshillueshme që të kontaktoni mjekun e përgjithshëm. /Lajmi.net/