Sporti

Shumë mistere në rastin Sala-Aeroplani, pilotët dhe milionat në “lojë”

01/31/2019 11:22
nga:M K

Dy ndenjëse të avionit kanë dalë në brigjet e bregut të Normandie, vend në veri të Francës.

Këto janë copat e para të avionit ku u zhduk Emiliano Sala, natën e së hënës me 21 janar, ndërkohë që po fluturonte mbi Kanalin e Anglisë.

AVIONI – Sala hipi në avionin Malibu Mirage PA-46-310P me një motor me 310 kuaj fuqi, i ndërtuar në vitin 1984, i regjistruar në SHBA, por pronari i të cilit ende nuk dihet.

Mjeti fluturues ishte në rregull me mirëmbajtjen e regjistruar edhe pse para se të zhdukej futbollisti nisi një mesazh në WhatsApp që ngjallte dyshime për kushtet teknike të avionit.

Teksa u mësua se piloti ka bërë tre tentativa për ta ngritur në ajër mjetin në pistën e Nantes.

PILOTËT – Shkelja e parë është emri i David Ibbotson sepse ai nuk kishte liçensë për të kryer fluturime për pasagjerë, të paktën në baza komerciale, sipas Agjencisë Amerikane të Aviacionit.

Piloti ka paraqitur dy mundësi udhëtimi, një në 9:00 të mëngjesit dhe një në orën 20:00 të mbrëmjes.

Fillimisht ka gabuar numrin e regjistrimit të avionit dhe më pas përgatitja e itinerarit të fluturimit është kryer me një program të thjeshtë nga telefoni. Pra, piloti zgjodhi të fluturojë me sy, pavarësisht shikimit të kufizuar gjatë natës.

Si rregull në avion duhet të ishin dy pilotë, për këtë në aeroport është regjistruar edhe Dave Henderson, ekspert për fluturime të tilla, por që ai ka mohuar të ketë kaluar në atë aeroport.

KONTRATA – Sala ka nënshkruar një kontratë me Cardiff, pasi të dy klubet (Cardiff dhe Nantes) kanë rënë dakord për 17 milionë euro, një shifër rekord për të dyja palët.

Federata Franceze e Futbollit ka transmetuar dokumentacionin e nevojshëm tek klubi anglez. Nuk ka rëndësi nëse janë futur apo jo të dhënat në sistemin e FIFA-s.

Cardiff duhet të paguajë, por mund të kërkojë sigurimin e tyre dhe përgjegjësitë e pilotëve dhe të pronarit të avionit.

05/13/2019 09:37

Piloti shpëton jetën e 89 personave, bën ulje emergjente në aeroplanin pa rrota