Showtime

Shqiptarja, Eleni Foureira nderohet nga presidenti i Qipros

06/04/2018 14:19
nga:F.B

Këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira, është nderuar nga presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades, për suksesin e arritur në ‘Eurovision 2018’.

31-vjeçarja ishte shumë pranë triumfit në edicionin e 63-të të Festivalit Evropian të Këngës, të cilin e fitoi përfaqësuesja e Izraelit, Netta.

Eleni ishte e pesta në renditje pas votave të jurisë, ndërsa kur u përfshinë edhe votat e publikut – ajo ishte në përballje të drejtpërdrejtë me fituesen.

Sidoqoftë, publiku kishte vendosur që fitoren t’ia jepte përfaqësueses së Izraelit (me 529 pikë), duke e lënë Foureiran në vend të dytë (me 436 pikë).

Sidoqoftë, publiku kishte vendosur që fitoren t’ia jepte përfaqësueses së Izraelit (me 529 pikë), duke e lënë Foureiran në vend të dytë (me 436 pikë).

https://instagram.com/foureira/?utm_source=ig_embed

“Është nder i madh që u pranova dhe mora çmim nga presidenti Nicos Anastasiades në Nicosia. Ndjehem krenare që e përfaqësova Qipron në ‘Eurovision 2018’ me ‘Fuego’”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.

https://instagram.com/foureira/?utm_source=ig_embed

“Nderi është gjithë i imi! Faleminderit, z. president Nicos Anastasiades. Faleminderit i Qipro”, është përshkrimi i një videoje të postuar nga Eleni.

Edhe në profilin e presidentit të Qipros janë publikuar disa fotografi nga takimi me këngëtaren shqiptare.

Anastasiades e ka falënderuar atë për përfaqësimin e denjë të Qipros në Eurovision.

https://instagram.com/nicosanastasiades/?utm_source=ig_embed

 

08/02/2018 15:37

Eleni Foureira publikon këngën e re, pjesëmarrës ‘ushtarë’ grek dhe turq