Sporti

“Shpërthen” stadiumi Fadil Vokrri, gol në minutën e 88-të

05/11/2019 17:56
nga:M K

Mërgim Pefqeli si duket do të jetë heroi i ditës së sotme.

Prishtina ka kaluar në avantazh përballë Llapit në minutën e 88-të, shkruan GazetaBlic.

Pas një aksioni që nuk premtonte shumë, ai me një goditje precize shënoi për t’i dërguar Plisat në delirium.

Që nga minuta e 70-të e pjesës së dytë, vendasit ishin dukshëm më konkret në lojë, duke bërë vazhdimisht presion drejt portës së Eglant Haxhos.

Kanë mbetur edhe pak minuta deri në fund, derisa mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.

Ne do t’iu mbajmë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

10/20/2019 13:50

Formacionet zyrtare: Drita – Ballkani dhe Ferizaj – Prishtina