Lajme

Shpend Ahmeti thotë se ka qenë prezent në ceremoninë e manifestimit të 20 vjetorit të lirisë

06/12/2019 19:41
nga:Gazeta Blic

I pari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka reaguar pas raportimit të “Gazeta Blic” për mos pjesëmarrje në ceremoninë festive të organizuar nga Presidenca e Kosovës për 20 vjetorin e lirisë, referuar deklarimeve të zyrtarës për informim në Komunën e Prishtinës.

“Gazeta Blic” ka kontaktuar me zyrtaren për informim, Miranda Mullafazliu për të konfirmuar praninë e Ahmetit në këtë ngjarje, pasi që nuk është vërejtur prezenca e tij, por ajo nuk ka qenë në gjendje për ta konfirmuar një gjë të tillë, duke thënë se duhet të konsultohet paraprakisht me të për ta vërtetuar nëse ishte prezent.

“Nuk e di nesë ka pasur ftesë apo jo, por mi dërgo pyetjet në email dhe unë do të kthej përgjigje pasi të konsultohem me kryetarin” është shprehur Mullafazliu për Gazeta Blic.

Pak momente pas raportimit të “Gazeta Blic” është bërë i gjallë Ahmeti, duke demantuar lajmin me një fotografi ku shihet në aktivitetin kushtuar lirisë dhe falenderimit të atyre që dhanë urdhërinë për ndërhyrje të NATO-s.

Ndryshe, Në këtë ceremoni festiven kanë marrë pjesë krerët të lartë të shtetit të Kosovës, Shqipëris dhe Maqedonisë, si presidenti i Shqipëris Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i BDI-is Ali Ahmetiu e shumë ambasador dhe ministra.

Për të parë nga afër dhe për të përshëndetur dy figurat historike Bill Clinton dhe Madeleine Albright dolën edhe qindra qytetarë.