Sporti

Shkupi arrin fitoren e parë në Champions, mund qipriotët e Omonias

10/09/2019 20:37
nga:Lorik J

Skuadra e Futsal Shkupi ka arritur fitoren e parë në kuadër të “Main Round” të Ligës së kampionëve në kuadër të Grupit 6 që po mbahet në Makarska, bën të ditur gazeta Koha. Me rezultatin 7-4, bardhekaltërit mundën skuadrën qipriotë Omonia.

Fitoren skuadrës shkupjane ia sollën Erkan Seferi dhe Zoran Leveski, të cilët shënuan nga dy gola, ndërsa nga një gol shënuan Ylber Alili, Rexhep Sulejmani dhe Nikolla Dimovski.

Cekim, kjo fitore erdh pas disfatës së mbrëmshme të Futsal Shkupi nga skuadra e Leo me 7-2.

Ndërkohë, në raundin e tretë të premten (më 11 tetor) në ora 20.00, FC Shkupi Futsal do të përballet me skuadrën kroate Novo Vreme.

Vlen të përmendim edhe atë se skuadra shkupjane në këtë përballje ka pasur përkrahje nga shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Kroaci, por edhe nga Austria, të cilët kishin udhëtuar enkas për të përkrahur ekipin shqiptar ndaj Omonias.