Sporti

Shkëndija e fortë për Sheriff Tiraspolin

07/24/2018 22:35
nga:M K

Shkëndija e Tetovës ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit tutje.

Ajo ka mposhtur Sherrif Tiraspolin e Moldavisë me rezultat minimal 1-0, me golin e shënuar nga Besart Ibrahimi në minutën e 24-të, shkruan GazetaBlic.

Ka qenë një fitore e mundimshme e skuadrës së Qatip Osmanit, por që i konvenon mjaft shumë në rrugën e saj drejt kalimit në raundin e tretë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Posedimin e topit mysafirët e kishin në anën e tyre, por mos-shfrytëzimi i rasteve ndikoi që të njëjtit të largohen kokëulur nga “Arena Filipi II”.

Javën e ardhshme zhvillohet ndeshja e kthimit, ku presim rezultat pozitiv nga skuadra shqiptare.

/GazetaBlic/ 

06/12/2019 21:47

Caktohet orari i ndeshjeve të fazës paraeliminatore në Champions