Fit&Sexy

Shikimi i TV-së mbi 4 orë në ditë shkakton kancerin e zorrëve

03/11/2018 17:00
nga:D.I

Shkencëtarët kanë gjetur një lidhje të rëndësishme ndërmjet sjelljes së përditshme dhe kancerit të zorrëve.

Rreziku më i madh është gjetur te meshkujt, sidomos ata që shikojnë shumë TV-në.

Meshkujt që shikojnë TV-në më shumë se katër orë në ditë rrezikohen 35 për qind më shumë nga prekja me kancer të zorrëve, derisa femrat mund të rrezikohen për 11 për qind.

Ekspertët kanë monitoruar 500 mijë britanikë për gjashtë vjet dhe kanë gjetur një lidhje të rëndësishme ndërmjet sjelljes dhe rrezikut të kancerit në zorrë, transmeton KosovaPress.

Shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit, Kolegji Imperial në Londër dhe Agjencia ndërkombëtare për kërkime të kancerit në Kombet e Bashkuara, kanë gjetur se burrat që qëndrojnë ulur para televizorit për më shumë se katër orë në ditë kanë gjasa të preken 35 për qind më shumë nga zhvillimi i kancerit të zorrëve.

Studimi megjithatë nuk vlen edhe për qëndrim para kompjuterit, transmeton KosovaPress.

05/29/2018 20:08

Humbi 75% të shikimit të tij për shkak të kësaj lodre të vogël që ndoshta mund ta keni në shtëpinë tuaj