Lajme

Shëtit për pikën e qejfit me thikë dhe armë në mes të Prizrenit

08/14/2019 10:33
nga:Y I

Policia e Prizrenit ka bërë me dije se me datën 13 Gusht në lagjen“Ortokoll” të Prizrenit, është vërejtur një person me armë dhe mjete të tjera të ftohta.

Pas marrjes së informacionit policia ka arritur ta kapë të dyshuarin dhe sekuestrojë armët.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe hetimet janë duke vazhduar.

Më poshtë keni njoftimin e policisë së Prizrenit :

Me datën 13 gusht 2019, rreth orës 13:45 është pranuar një informacion se ne lagjen “Ortokoll” të Prizrenit, është vërejtur një person me armë në brez.
Policia sapo ka pranuar informacionin menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe tek i dyshuari T. C, Sh/K i lindur në vitin 1997, ka gjetur në posedim : Pistoletë ‘Zastava’ nr. serik.T-741859 me një karikator, pistoletën ‘EKOL TUNA’ nr serik. ET-1291565, tre fishekë të kalibrit 6.35 mm, një shufër metalike dhe një thikë.
Hetuesit dhe njësiti i krim-teknikës ka dalë në vendin e ngjarjes. Armët dhe gjësendet tjera janë sekuestruar.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe hetimet janë duke vazhduar.