Cool

Shenjat që tregojnë se trupi juaj është i mbushur me toksina dhe parazitë

04/13/2019 08:38
nga:Gazeta Blic

Dëgjojmë vazhdimisht të flitet për toksina, bakteret apo mikroorganizmat e ndryshëm që jetojnë në trupin tonë, i gjejmë në ushqime apo në ambientin që na rrethon, por rrallëherë e trajtojmë seriozisht këtë temë.

Me kalimin e kohës, toksinat që gjenden në trupin tonë shumohen dhe fillojnë ta sulmojnë atë duke sjellë probleme serioze me shëndetin, të cilat nëse nuk kapen në kohë, mund të sjellin dëme akoma më të mëdha.

Ky është momenti që duhet t’i kushtoni rëndësi simptomave të tilla si shtimi në peshë, lodhja, dhimbja e kokës etj.

Këto janë disa nga shenjat paralajmëruese:

Probleme me tretjen:
Tashmë dihet botërisht që kompanitë më të mëdha të prodhimit të ushqimeve (dhe jo vetëm) përdorin simulantë për konservimin e ushqimit, ngjyrues dhe ëmbëlsues artificialë në produktet e tyre. Mirëpo a keni menduar ndonjëherë se problemet me sistemin tretës si diarreja, kapsllëku apo gastriti janë të lidhura me to? Pikërisht siç e lexoni, këto toksina sulmojnë florën bakteriale duke prishur balancën e saj natyrale dhe duke sjellë problemet e mësipërme.


Dhimbje koke:
Dehidratimi dhe stresi i përditshëm janë dy prej arsyeve kryesore që çojnë në shfaqjen e dhimbjes së zakonshme të kokës. Por, sipas Healthy Food House nuk duhet të injorojmë edhe një tjetër faktor: mikrobet që jetojnë brenda nesh. Një trup i mbushur me toksina irriton sistemin nervor qendror duke sjellë në këtë mënyrë dhimbjen e kokës.

Djersini më shumë se zakonisht:
Laheni çdo ditë, përdorni deodorant, hani shëndetshëm dhe prapë qelbeni nga era e djersës? Nuk është faji i juaj, as i higjienës personale, por i toksinave që keni në trup, të cilat prodhojnë gazra dhe erën e pakëndshme të trupit.

Njolla në lëkurë:
Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut, për pasojë edhe më e ekspozuara ndaj ndikimit të radikaleve të lira, baktereve që gjenden në ajër, por edhe toksinave që fshihen në kremrat e ndryshëm. Shampo e trupit, sapunët e lëngshëm, locioni hidratues etj përmbajnë kimikate që mund të çojnë në shfaqjen e akneve, ekzemës, njollave të ndryshme në lëkurë etj.

Mbajtja e tepërt e ujit:
Siç e dini rreth 70% e trupit tonë përbëhet nga ujë dhe që të funksionojë ka nevojë të hidratohet. Por mbajtja e tepërt e ujit që reflektohet edhe me mungesën e urinimit, është një tjetër simptomë që tregon praninë e toksinave në trupin tuaj.