Fit&Sexy

Shenjat e kancerit të hershëm në tru

03/12/2018 13:26
nga:M H

Simptomat e tumorit në tru mund të përfshijnë dobësimin, të vjella dhe përgjumje.

Këto simptoma dallojnë varësisht se cila pjesë e trurit është prekur nga kanceri, sipas NHS-së.

Tumori shkaktohet nga rritja e qelizave në tru në mënyrë të pazakonshme.

Shenjat e gjendjes përfshijnë përzierje të vazhdueshme, të vjella dhe përgjumje.

Dhimbjet e shpeshta të kokës po ashtu mund të jenë shenjë e kancerit në tru dhe ju duhet të vizitoni mjekun tuaj të përgjithshëm, transmeton KosovaPress.

“Dhimbjet e kokës janë simptoma të zakonshme të sëmundjes”, thotë Cancer Research UK.

Shenjat e hershme të kancerit në tru:

Humbje e pashpjeguar e peshës

Lodhje

Ethe, ose temperaturë e lartë

Dhimbja në shpinë

Shenja gjaku në feçe

Ekspozimi ndaj rrezatimit po ashtu mund të rrisë rrezikun tuaj nga kanceri në tru, thotë NHS.

Mbi 5,000 njerëz vdesin nga tumori në tru çdo vit në Britaninë e Madhe.

06/14/2018 21:03

Truri me orë numëron sekondat mbrapsht për të rënë në gjumë